Sport

Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos do të përgatitet në Portugali, miqësore me Interin dhe Parisin në Japoni...

Al Nassr do të jetë në vendin e Cristiano Ronaldos për t'u përgatitur për sezonin e ri

2 Qershor 2023, 20:58 Nga DOSJA

Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos do të përgatitet në

ARABIA SAUDITE - Në vendin e yllit Cristiano Ronaldo, në Portugalia, do të përgatitet Al Nassr, ndërsa “ka mbyllur miqësoret me Paris Saint Germain dhe Inter Milan në Japoni.

Siç u njoftua sot, klubi i Arabisë Saudite do të përgatitet nga data 3 deri më 21 korrik në Portugali dhe më pas do të “fluturojë” drejt Japonisë, ku në Osaka do të përballet me Paris Saint-Germain (25/7) dhe dy ditë më pas me Interin (27/7).

Al Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos do të përgatitet në

Të enjten, Cristiano Ronaldo dha një intervistë për mediat saudite dhe njoftoi qëndrimin e tij dhe sezonin e ri në Al Nassr, ndërsa theksoi se liga e Arabisë Saudite do të jetë në “Top 5”-shen në vitet e ardhshme. 

Sigurisht që kjo do të ndodhë edhe nga sezoni i ri, nëse në të do të luajnë Lionel Messi dhe Karim Benzema, pa përmendur edhe shumë emra të tjerë, për të cilët përflitet një transferim i mundshëm në futbolllin saudit.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll