Sport

“Fyerja e arbitrit”! UEFA hap hetim për Mou. Nuk përjashtohen Roma dhe Sevilla...

Roma është gjithashtu në shënjestër për "sjellje jo korrekte të ekipit" dhe të tifozëve të tyre. Do të hetohet edhe sjellja e tifozëve të Sevillas

2 Qershor 2023, 18:00 Nga DOSJA
“Fyerja e arbitrit”! UEFA hap hetim për Mou. Nuk

ZVICER - Ka nisur hetimi për atë që ndodhi pas ndeshjes Romë-Sevilje. Në fakt, UEFA ka hapur një procedurë disiplinore ndaj José Mourinhos, “për fyerje dhe gjuhën ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit. Hetimi ka të bëjë me finalen e Europa League, e fituar 5-2 pas penalltive nga skuadra spanjole e Sevillas, e luajtur dy ditë më parë në “Puskas Arena”. 

Një hetim është hapur edhe për verdhekuqtë për "sjellje jo korrekte nga ekipi" dhe klubi italian do të duhet të përgjigjet për "hedhje objektesh, ndezje fishekzjarre, akte dëmtimi" nga tifozët e tij. Komiteti i etikës dhe disiplinës i UEFA-s "do të vendosë për këtë në kohën e duhur". 

Procedurat disiplinore hapen edhe ndaj Sevillas. Klubi andaluzian do të duhet të përgjigjet për “sjelljen e pahijshme të skuadrës” dhe për sjelljen e tifozëve të tij në “Pushkas Arena” për “pushtim në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll