Sport

Xavi për Messin: "Javën tjetër ai do të marrë vendimin e tij, dyert tona janë të hapura"

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka adresuar sërish çështjen e rikthimit të Messit te ‘Blaugrana’, duke theksuar se argjentinasi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij javën e ardhshme.

2 Qershor 2023, 21:10 Nga DOSJA
Xavi për Messin: "Javën tjetër ai do të marrë

SPANJE - Pak më parë, Xavi deklaroi se është në kontakt me Messin dhe se dëshiron ta shohë sërish te Barcelona. Këtë herë në prononcimet e tij për Mundo Deportivo, trajneri i Barcelonës tha se argjentinasi nuk do të marrë shumë kohë për të marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Kjo duket e komplikuar tani për tani. Largimi i tij nga Paris Saint-Germain duket i sigurt, por ai ende nuk ka asnjë propozim nga ‘Blaugrana’, me dritaren e Inter Miami të mbetur e hapur.

E njëjta gjë vlen gjithsesi, sipas Xavit, dhe për dyert e katalanasve. “E kam thënë shumë herë që dyert tona janë të hapura, unë jam trajneri dhe e di që do të na ndihmojë nëse më në fund vendos të vijë, por mendoj se duhet ta lëmë pak të qetë.

Ai ka shumë respekt për Paris Saint-Germain, dëshiron të përfundojë në mënyrën më të mirë, kontrata i ka përfunduar dhe më pas do të ketë të drejtë të thotë se ku do të shkojë dhe ku do të përfundojë karriera e tij.

Javën e ardhshme ai do të marrë vendimin e tij dhe ne duhet ta lëmë të qetë. Në fund të fundit, nuk të ndihmon të flasësh për Leon çdo ditë. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë”,- është shprehur trajneri i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll