Sport

“Dita e Leaos”/ Sulmuesi portugez rinovon kontratën deri në 2028 me Milanin, klauzola e largimit rekord, 175 milionë euro!...

Portugezi 23-vjeçar është në skuadrën kuqezi që nga viti 2019 dhe me klauzolën në kontratë, vështirë se do të largohet nga Milani deri në vitin 2028.

2 Qershor 2023, 19:02 Nga DOSJA

“Dita e Leaos”/ Sulmuesi portugez rinovon kontratën deri

ITALI - Rafael Leao do të jetë futbollist i Milanit deri në vitin 2028. Asi ndërkombëtar portugez ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2028 dhe me një pagë vjetore me vlerë më shumë se 5 milionë euro. 

Milani u kujdes që ta lidhte sa më shumë dhe për këtë arsye vendosi një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, shumë që është ndër rekordet në Serie A.

Leao ka qenë me Milanin që nga viti 2019 dhe ka shënuar 36 gola në 129 ndeshje dhe ishte një lojtar kyç në fitimin e Seria A në 2022.

“Dita e Leaos”/ Sulmuesi portugez rinovon kontratën deri

"Jam shumë i lumtur. Ishte diçka që doja të bëja dhe e bëra. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Gjetëm një raport të artë dhe jam i lumtur. Mendja është te Verona dhe më pas sezoni i ri, ku duam të fitojmë shumë gjëra të rëndësishme.

Do të shohim nëse do ta ndryshoj numrin. ‘17’ është e veçantë për mua. Të shohim”,- tha Leao pas nënshkrimit të kontratës së re.

“Dita e Leaos”/ Sulmuesi portugez rinovon kontratën deri

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll