Sport

Guardiola plotëson ëndrrën e fëmijërisë, një ndër 'fansat' në koncertin e Elton John!...

Pak ditë para finales së madhe të Cityt (FA Cup dhe Champions League), Pep Guardiola u relaksua në koncertin e Elton John

2 Qershor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Guardiola plotëson ëndrrën e fëmijërisë, një

ANGLI - Manchester City e ka fituar Premier League, por deri në fund të sezonit, ka edhe dy finale të tjera dhe po aq kupa para vetes.

Së pari, të shtunën, do të përballen në Wembley, me rivalin ‘e urryer’ të Manchester United në finalen e FA Cup dhe një javë më pas do të përballen me Interin në Stamboll në finalen e Champions League.

Për çdo trajner tjetër, këto dy detyrime, do të ishin penguese për një largim, por jo për Pep Guardiolën...

Katalanasi bëri një pushim të shkurtër nga përgatitja e ndeshjeve dhe të mërkurën mbrëma ishte në AO Arena të Mançesterit, duke ndjekur koncertin e Sir Elton John.

Dhe nëse fitimi i Champions League (si dhe trisi) është një pengesë e madhe për Guardiolën, të shohësh një koncert të këngëtarit anglez ishte një ëndërr afatgjatë...

Diçka që ai e zbuloi në vitin 2018, kur dha një intervistë në radio BBC dhe iu kërkua një listë me këngët e tij të preferuara dhe aty u ndal tek Your Song nga Elton John, duke thënë në mënyrë karakteristike: “Një nga ëndrrat e mia është të jem në një koncert të Elton John, sidomos të dëgjoj këtë këngë. E kam dëgjuar për herë të parë kur isha 18 ose 19 vjeç, sapo kasha filluar të luaja me Barcelonën, mbaj mend shumë këngë nga ajo periudhë e jetës sime”.

Dhe këtë e ka bërë me vajzën e tij Maria, e cila është kujdesur që të kapë momentet dhe t’i ndajë në rrjetet sociale....

Guardiola plotëson ëndrrën e fëmijërisë, një

@maria.guardiolaa come with me to manchester for the Elton John concert???????? so many wholesome moments @eltonjohn #fypシ #eltonjohn ♬ Your Song - Elton John

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll