Bota

Me flamurin kombëtar dhe të UÇK-së/ Shqiptarët mblidhen te ura Ibrit në Mitrovicë, THIRRJA njëzëri: Për Kosovë jetën dojm me dhanë (VIDEO)

Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”.

1 Qershor 2023, 12:31 Nga a.l
Me flamurin kombëtar dhe të UÇK-së/ Shqiptarët
Flamuri

KOSOVË- Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut, në afërsi të urës Ibri. Ata kanë nisur të këndojë njëzëri, “jo nuk ndahet Mitrovica”. “Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar”  “për Kosovë jetën dojm me dhanë”. Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”. Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve. 

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll