Bota

Kurti 'replika' me SHBA/ Deputeti i LDK-së: Zoti na ruajt, këta nuk dinë çfarë bëjnë

 Ai gjithashtu shprehet se ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke siguruar paqen.

1 Qershor 2023, 12:10 Nga a.l
Kurti 'replika' me SHBA/ Deputeti i LDK-së: Zoti na ruajt,
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe kritikat e SHBA-së. Ai i ka quajtur të pavenda replikat e qeverisë kundrejt deklaratave të sekretarit amerikan Antony Blinken. Ai gjithashtu shprehet se ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke siguruar paqen.

“Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet. Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri. Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar Hoti. 

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

adullah hoti

Sondazh

Poll