Bota

Zbulohet banda shqiptare që kultivonte marijuanë në Spanjë

Guarda Civile Spanjolle ka arrestuar 4 shqiptarë në Spanjë që merreshin me kultivimin e më shumë se 2500 bimëve të marijuanës.

1 Qershor 2023, 11:58 Nga a.d
Zbulohet banda shqiptare që kultivonte marijuanë në Spanjë
Zbulimi i ambientit ku rriteshin lëndet narkotike

SPANJË-Policia Spanjolle, gjatë operacionit të ashtuquajtur “Mabesa”, ka zbuluar një bande kriminalë shqiptare të vendosur në provinën e Castellon, ku janë arrestuar 4 persona të cilët janë pjesë e një krimi të organizuar dhe që janë marrë me kultivim të bimës se mariuanës, pastrim parash dhe vjedhje të energjisë elektrike. Sipas mediave vendase rojet civile kanë kryer kontrolle në 3 objekte industriale, 2 në qytetin L’Alcora dhe 1 në Vall d’Alba, ku gjetën 3500 bimë marijuanë në gjendje të avancuar lulëzimi dhe 2 kg sytha marihuane, kjo e fundit tashmë gati per shitje.

Hetimi filloi në dhjetor 2022 kur një grup prej katër shqiptarësh të dyshuar për formimin e një rrjeti kriminal u zbulua në qytetet L'Alcora dhe Vall d'Alba, dedikuar kultivimit të marijuanës. Pasi u kryen hetimet përkatëse, rezultoi se të arrestuarit ishin pjesë e një organizate kriminale të strukturuar mirë, në të cilën secili anëtar kishte një detyrë të përcaktuar në rrjetin kriminal dhe për këtë arsye nuk ngjallte dyshime të asnjë lloji. Procedurat e zhvilluara nën koordinimin e Gjykatave Hetimore numër 2 dhe 3 të Castellón, urdhëruan hyrjen në burg të katër të arrestuarve.

Zbulimin e ambientit ku kultivohej marijuana,që u bë e mundur nga Guarda Civile Spanjolle, mund t'a shikoni këtu.

spanje banda shqiptare

Sondazh

Poll