Bota

ME VIDEO/ Nuk ka më 'trazira', serbët nisin këngët e vallet para komunave në veri, koreografi e veshje popullore

Ata e nisën shfaqjen me lutje. Më pas është vendosur kënga “Veseli se srpski rode” (Populli serb është i lumtur), e cila është shoqëruar me duartrokitje dhe këngë. 

1 Qershor 2023, 11:55 Nga a.l
ME VIDEO/ Nuk ka më 'trazira', serbët nisin këngët
Protesta në veri të Kosovës

KOSOVË- Shoqëria kulturo-artistike "Kopaonik" performon para komunës së Leposaviçit me këngë tradicionale serbe. Në këtë mënyrë, ata duan të tregojnë se serbët janë një popull paqësor dhe se duan t'i arrijnë të drejtat e tyre themelore njerëzore në mënyrë paqësore. 

Ata e nisën shfaqjen me lutje. Më pas është vendosur kënga “Veseli se srpski rode” (Populli serb është i lumtur), e cila është shoqëruar me duartrokitje dhe këngë. 

Mësuesja e parashkollorit Lana nga Zveçani realizoi dy koreografi kërcimi para kordonit dhe telave me gjemba, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve. 

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll