Bota

Protesta në veri të Kosovës/ Kryeministri i Kroacisë: Situata është delikate! Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë

Ai shpreson që situata në Kosovë të zgjidhet sa më shpejt e cila do të pasojë me finalizimin e një marrëveshjeje. 

1 Qershor 2023, 11:45 Nga a.l
Protesta në veri të Kosovës/ Kryeministri i Kroacisë:
Andrej Plenkoviç

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç në Forumin 'Globsec 2023' në Bratislavë të Sllovakisë ditën e djeshme ka folur mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe përplasjet e dhunshme mes protestuesve serbë, KFOR dhe policisë së Kosovës. Ai shpreson që situata në Kosovë të zgjidhet sa më shpejt e cila do të pasojë me finalizimin e një marrëveshjeje. 

“E dyta është se jemi të vetëdijshëm për situatën delikate. Mënyra se si unë e kuptova në disa aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, do ta përmbledh në tri fjalë: kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim”, ka thënë Plenkoviç. 

Deklaratat e tij vijnë pasi protestuesit me maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

andrej plenkoviç.

Sondazh

Poll