Sport

Benzema gati t’i thotë “Po” Al Ittihadit dhe të bëhet banor i Arabisë Saudite...

Një frymë larg Al Ittihad është Karim Benzema, i cili sipas “AS” është gati të pranojë ofertën e pasur të sauditëve.

1 Qershor 2023, 12:54 Nga DOSJA
Benzema gati t’i thotë “Po” Al Ittihadit dhe të

SPANJE - Skenari i transferimit të Karim Benzemës në Arabinë Saudite duket gjithnjë e më i mundshëm! Sipas “AS”, francezi është gati t’i thotë “Po” ofertës fitimprurëse të Al Ittihad dhe të largohet nga Reali pas 14 vitesh.

200 milionë eurot e ofruara nga sauditët për dy vite duket se e kanë joshur sulmuesin me përvojë, i cili njëkohësisht konsideron se cikli i tij në Madrid po i vjen fundi.

Pavarësisht përpjekjeve të Florentino Perezit për ta bindur atë të qëndrojë në marrëveshjen fillestare dhe të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2024, gjithçka tregon se Benzema tani ka marrë vendimin për të ndryshuar çatinë e futbollit.

Madje në Spanjë thuhet se francezi tashmë ka folur me Cristiano Ronaldon për të mësuar detaje për ligën e Arabisë Saudite, si dhe për jetën në vendin aziatik.

Mirëpo, thrilleri për të ardhmen e tij nuk pritet të zgjasë shumë, me “AS” dhe “Relevo” që konkludojnë se ai do të informojë administratën e Madridit për vendimin e tij brenda ditëve në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll