Sport

VIDEO / Nuk mjaftojnë 90 minuta për një fitues në finalen e UEFA Europa League

Është mbyllur në barazim 1-1 koha e rregullt në "Puskas Arena" mes Romës dhe Sevillas

31 Maj 2023, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk mjaftojnë 90 minuta për një fitues në finalen e

BUDAPEST -  Eshtë  mbyllur në barazim koha e rregullt e finales së UEFA Europa League mes Romës dhe Sevilla 1-1. Italianët kaluan të parët në avantazh me anë të Dybalës në minutën e 35-të duke mbyllur 45 minutat në shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë Sevilla ishte edhe më agresive dhe kërkuese në minutat e para deri sa gjen golin e barazimit në minutën e 55-të, falë autogolit të Mançinit.

Roma e fillon me vonesë pjesën e dytë, por bëhet e rrezikshme me kalimin e minutave dhe kërkoi golin e fitores për të evituar shtesat, por pa sukses.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll