Sport

VIDEO / Roma shënon sërish, por në portën e saj, autogoli i Mançinit barazon sfidën!

Luhet në Budapest të Hungarisë finalja e madhe e kupës Europa League mes Romës dhe Sevilla-s

31 Maj 2023, 21:40 Nga DOSJA
VIDEO / Roma shënon sërish, por në portën e saj, autogoli i

BUDAPEST - Ka startuar në orën 21:00 në “Puskas Arena”, finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevilla-s.

Dy skuadra eksperte, të cilat kanë fituar çdo finale që kanë marrë pjesë, nga njëra anë Sevilla që konsiderohet si skuadra e këtij turneu, duke qenë se e ka fituar 6 herë dhe nga ana tjetër Mourinho, i cili ka fituar çdo finale që ka marrë pjesë me skuadra të ndryshme.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të nga lojtari më i përfolur i finales, argjetinasi Paulo Dybala i cili nga në dyshim shndërrohet në protagonist.

Me shifrat 1-0 në favor të Romës u mbyllën 45 minutat e para. Sevilla pati rastet e saj në këtë pjesë të parë, por pa mundur t'i finalizojë, pasi duhe thenë që italianët ishin me fat në mbyllje të 7 minutave shtesë, kur topi u ndal nga shtylla pingule.

Pjesa e dytë fillon furishëm nga spanjolët, të cilët janë më agresiv në kërkimin e golit. Dhe kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga 45 minutëshi i dytë, një prej aksioneve të Sevillës devijohet nga Mancini në portën e tij, duke shkaktuar një autogol dhe duke sjell një kohësish barazimin e sfidës në minutën e 55-të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll