Sport

Përleshje në rrugët e Budapestit: tre të plagosur. Arrestohen 7 tifozë polakë

Këta do të ishin ultrasit e Krakovës, të cilët mbërritën në Hungari vetëm për t'u përballur me mbështetësit spanjollë, me të cilët kanë një llogari të hapur prej 10 vitesh.

31 Maj 2023, 20:24 Nga DOSJA
Përleshje në rrugët e Budapestit: tre të plagosur.

HUNGARI - Tre tifozë të plagosur në përleshje, shtatë të arrestuar. Është një vlerësim fillestar i përplasjeve të ndodhura pasdite në rrugët e Budapestit para Romë-Seviljes.

Policia hungareze tha se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një sherri. Shtatë të arrestuar dhe të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e përleshjeve të ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente. 

Madje, duket se ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ultrasit e Krakovit po përgatisnin një grup hooliganësh në Hungari për finalen e Europa League, pasi prej rreth dhjetë vitesh janë protagonistë të përplasjeve me tifozët andaluzianë. Në vitin 2015 ata sulmuan tifozët e Sevillas në Mançester, para një ndeshjeje kundër Cityt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll