Sport

Skuadrat më të shtrenjta në Botë, Forbes publikon listën e vitit 2023!

Që kur Forbes filloi të publikonte listën e skuadrave më të vlefshme të futbollit në botë në vitin 2004, vetëm Real Madrid dhe Manchester United janë renditur në top pesëshen çdo vit.

31 Maj 2023, 18:45 Nga DOSJA
Skuadrat më të shtrenjta në Botë, Forbes publikon

ANGLI – Revista e famshme e biznesit Forbes ka publikuar vlerësimet e reja të vlerave të klubeve të futbollit. Reali I Madriditvazhdon të mbajë vendin e pare që nga viti 2022, ndërsa në këtë klasifikim të ri rriti vlerën e tij me 19%, me rivalët e përjetshëm të Barcelonës që ndodhennë vendin e tretë, pasi kishin kryesuar këtë listë në vitin 2021.

Që kur Forbes filloi të publikonte listën e skuadrave më të vlefshme të futbollit në botë në vitin 2004, vetëm Real Madrid dhe Manchester United janë renditur në top pesëshen çdo vit.

Manchester United është klubi më i vlefshëm në Premier League, sipas listës së re të publikuar nga uebfaqja e biznesit të mërkurën. United, me vlerë 6 miliardë dollarë (4,8 miliardë £), është i dyti në listë pas Real Madridit të Spanjës me 6,07 miliardë dollar dhe vlen të theksohet se është hera e parë që dy klube kalojnë shifrën prej 6 miliardë dollarësh.

Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Arsenal gjithashtu bëjnë pjesë në 10-tshen e parë.

Vlerësimi i Forbes për Manchester United është rritur me 30% që nga viti i kaluar. Klubi i Old Trafford u nxor në shitje nga familja Glazer në nëntor, me bankierin nga Katari Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani dhe Ineos Group i Sër Jim Ratcliffe që të dy paraqitën oferta për të blerë United.

Edhe vlera e Newcastle United është rritur me 51% në 794 milion dollarë pas blerjes së tyre të mbështetur nga Arabia Saudite dhe kualifikimit për Champions League të sezonit të ardhshëm.

Ja cila janë top 10 skuadrat?

1.    Real Madrid - $6.07bn (£4.9bn)

2.    Manchester United - $6bn (£4.8bn)

3.    Barcelona - $5.51bn (£4.4bn)

4.    Liverpool - $5.29bn (£4.2bn)

5.    Manchester City - $4.99bn (£4bn)

6.    Bayern Munich - $4.86bn (£3.9bn)

7.    Paris St-Germain - $4.21bn (£3.4bn)

8.    Chelsea - $3.1bn (£2.5bn)

9.    Tottenham Hotspur - $2.8bn (£2.2bn)

10. Arsenal - $2.26bn (£1.8bn)

15. West Ham - $1.03bn (£831m), 20. Crystal Palace - $806m (£650m), 22. Newcastle United - $794m (£640m), 23. Leicester City - $781m (£630m), 24. Aston Villa - $756m (£609m), 25. Everton - $744m (£600m)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll