Sport

Bayern Munich po negocion transferimin e parë të verës: bavarezët ofrojnë 115 milionë euro për një ndërkombëtar anglez…

West Ham është gati të ndahet me kapitenin Declan Rice, nëse marrin një ofertë që nuk mund ta refuzojnë, nga Bayern Munich që është në krye të listës së tyre të transferimeve.

31 Maj 2023, 19:08 Nga DOSJA
Bayern Munich po negocion transferimin e parë të verës:

GJERMANI - Kampionët e Bundesligës janë gati të gërmojnë thellë në xhepat e tyre për të shmangur interesin e fortë të Arsenalit të Londrës. Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë 115 milionë euro për transferimin e bujshëm të Declan Rice nga West Ham.

Tabloidi anglez ‘The Mirror’ pretendon se skuadra bavareze dëshiron me çdo kusht ta verë futbollistin 24-vjeçar nën komandën e menaxherit të ri Thomas Tuchel. Në fakt, ish-tekniku i Chelsea, ka kontaktuar me kapitenin e West Ham për ta bindur atë të pranonte kalimin në klubin e Bundesligës.

Lojtari i kombëtares angleze ka folur shpesh për ëndrrën e tij për të luajtur në Champions League, të cilën kampionët gjermanë e garantojnë vit pas viti. Megjithatë, West Ham pritet ta refuzojë  ofertën e parë të Bayern Munich për Declan Rice, pasi drejtuesit londinezë e vlerësojnë mesfushorin 24-vjeçar me një tarifë shumë më të lartë, 150 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll