Sport

Pas pak luhet finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevillas, ja çfarë duhet të dini!

Sonte në orën 21:00 në stadiumin Puskas Arena të Budapestit luhet finalja e Europa League ndërmjet Sevillas dhe Romës, ndërsa ndeshjen do ta drejtojë arbitri anglez Anthony Taylor.

31 Maj 2023, 19:19 Nga DOSJA

Pas pak luhet finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevillas, ja

HUNGARI – Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e trofeut të dytë për nga rendësia për klube në Europë, Europa League, mes Romës dhe Sevillas në “Puskas Arena” të Budapestit.

Strategu i Romës, Jose Mourinho, nuk ka humbur asnjë finale evropiane në karrierën e tij si trajner. Deri më tani, “The Special One” i ka çuar skuadrat e tij në pesë finale, dy prej të cilave ishin në Ligën e Kampionëve dhe nga një në Europa League, Kupën UEFA dhe Conference League, dhe në secilën prej atyre finaleve ai fitoi nga një trofe.

???????????? Showtime!#UELfinal x @andeeborn pic.twitter.com/839wwqjqwu
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 31, 2023

Nga ana tjetër, të gjithë e kanë të qartë se pse e quajnë Sevillan “Mbretëresha e Europa League”. Andaluzianët janë rekordmenët absolut të kësaj gare me gjashtë tituj, dhe festuan në secilën prej atyre finaleve.

Jose Mourinho theksoi në konferencën për shtyp se beson që ekipi i tij të fitojë titullin. Eksperti portugez beson se historia nuk do të luajë një rol sonte.

"Ju shikoni finalet e Realit dhe mendoni se ata fitojnë çdo finale. Ju shikoni Sevillan dhe mendoni se ata fitojnë çdo finale, por realiteti është se historia nuk fiton ndeshje. Besëtytnia është diçka që nuk më pëlqen, kështu që unë nuk e shikoj si faktor.

Ata kanë përvojë në këtë garë. Për ta, të luash në finale të Europa League është një gjë normale, për ne është një ngjarje e jashtëzakonshme, kështu që nuk ka asnjë problem, vetëm dua të luaj ndeshjen”, tha Mourinho.

Pas pak luhet finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevillas, ja

Do të jetë një mundësi për Marash Kumbullën (edhe pse i dëmtuar është me skuadrën) që të bëhet lojtari i parë nga Shqipëria që e fiton këtë kompeticion me Romën.

Edhe kampi i Sevillas është i kujdesshëm para këtij dueli. Ivan Rakitic tha se po lënë mënjanë gjithçka që kanë bërë deri më tani në këtë kompeticion dhe se do të bëjnë gjithçka për të arritur në trofeun e shtatë të garës së dytë më të fortë të UEFA-s.

Sonte në orën 21:00 në stadiumin Puskas Arena të Budapestit luhet finalja e Europa League ndërmjet Sevillas dhe Romës, ndërsa ndeshjen do ta drejtojë arbitri anglez Anthony Taylor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll