Pas pak luhet finalja e madhe e Europa League mes Romës dhe Sevillas, ja çfarë duhet të dini!
HUNGARI – Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e trofeut të dytë për nga rendësia për klube në Europë, Euro...
Pasi arriti ta lokalizojë në parkimin jashtë bllokut të banimit të tij, autori verboi Van Bommel me një elektrik dore dhe më pas e kërcënoi me pistoletë, megjithatë holandezi ia doli të vrapojë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
HOLANDE – Pas muajsh të tëra hetimesh, më në fund kanë përfunduar hetimet për kërcënimin me armë ndaj holandezit Marc van Bommel, aktualisht trajner i Royal Antwerp në kampionatin belg të futbollit.
Ngjarja është regjistruar tetorin e kaluar, teksa në përfundim të hetimeve, prokuroria belge ka dalë në konkluzionin se autori i sulmit nuk ishte i interesuar as për Porche Panamerën e Van Bommel dhe as për orën e tij të shtrenjtë, por një kontratë te Antwerp. Personi që sulmoi holandezin është një 25-vjeçar, i cili pretendon se ka vetëm 17 vite mbi supe dhe i kishte vendosur holandezit një lokalizues në makinë, për të ditur vendndodhjen e tij të saktë.
Pasi arriti ta lokalizojë në parkimin jashtë bllokut të banimit të tij, autori verboi Van Bommel me një elektrik dore dhe më pas e kërcënoi me pistoletë, megjithatë holandezi ia doli të vrapojë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia identifikoi dhe arrestoi autorin, teksa në telefonin e tij gjeti edhe një mesazh audio, i cili ishte përgatitur për t’u dëgjuar nga Van Bommel në momentin e kërcënimit me armë.
“Dëgjo Mark, jeta e familjes tënde varet nga kjo, më lër të bëhem një lojtar profesionist. Mos shko në polici, ne do të vrasim ty dhe familjen tënde. Ne e dimë se ku jetoni”, thuhej në audio-mesazhin e përgatitur për Van Bommel. Holandezi kërkoi 5000 euro dëmshpërblim për rastin, megjithatë gjykata belge vendosi të dënojë me burg dhe gjobë 1200 euro autorin e ngjarjes.
B.T (Dosja.al)
HUNGARI – Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e trofeut të dytë për nga rendësia për klube në Europë, Euro...
GJERMANI - Kampionët e Bundesligës janë gati të gërmojnë thellë në xhepat e tyre për të shmangur interesi...
ANGLI - Sajti i specializuar ‘Tifosy’ ka publikuar shifrat e shpenzimeve të klubeve në merkato, në 5 sezonet e fundit, teksa vihet re...
ANGLI - Kapiteni i Anglisë së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe drejtuesit londinezë nuk du...
ANGLI – Revista e famshme e biznesit Forbes ka publikuar vlerësimet e reja të vlerave të klubeve të futbollit. Reali I Madriditvazhdon...
BRAZIL - Modelja braziliane Karoline Lima, e cila numëron katër milionë ndjekës në Instagram, ka postuar një foto me bikini...
ITALI - Futbollisti i Milanit, Theo Fernandez (25) prej tre vitesh është në një lidhje me Zoe Cristofoli, një mod...
SPANJE - E ardhmja e Karim Benzemas te Real Madridi tani është krejtësisht e pasigurt. Kontrata e sulmuesit francez me ‘Me...
ANGLI - Man.United dhe Man.City takohet këtë të shtunë në Wembley, në finalen e FA Cup, për të luajtur një takim fi...
PORTUGALI - Në një bisedë në radion britanike ‘TalkSport’, këtë të mërkurë, Roberto Martínez&nbs...