Sport

Tottenham dëshiron ta shesë Harry Kane, madje edhe ka fiksuar çmimin për të…

Skuadra londineze e Tottenham ka vendosur një çmim “të përballueshëm” prej 115 milionë eurosh për golashënuesin e tyre Harry Kane.

31 Maj 2023, 18:51 Nga DOSJA
Tottenham dëshiron ta shesë Harry Kane, madje edhe ka fiksuar

ANGLI - Kapiteni i Anglisë së shpejti do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe drejtuesit londinezë nuk duan të rrezikojnë ta humbasin falas në verën e vitit 2024. Tottenham dëshiron të marrë të paktën 115 milionë euro nga një transferim i mundshëm i yllit Harry Kane

Spanjolët e ‘AS.com’ pretendojnë se Real Madridi do të duhet të vendosë midis opsionit të një numri ‘9’ për ta sjellë në “Bernabeu”, nëse veterani Benzema zgjedh të largohet për në Arabinë Saudite dhe një zgjidhje të përkohshme me një sulmues pa pretendime për një titullar i padiskutueshëm për të siguruar kalimin në sezonin 2024-2025, kur drejtuesit ‘los blancos’ shpresojnë të përfundojnë një nga lëvizjet e bujshme të superyjeve Erling Haaland apo Kylian Mbappe.

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, është i vetëdijshëm se do të duhet të paguajë një shumë nëntëshifrore për të blerë një sulmues të klasit dhe shtypi në Angli bën të ditur se zgjedhja e tij është Harry Kane, i cituar nga Tottenham me jo më pak se 115 milionë euro.

Sidoqoftë, një transferim i mundshëm i Harry Kane në “Santiago Bernabeu” do të hidhte në erë operacionin Erling Haaland të planifikuar për verën e vitit 2024, pasi të dy kanë të njëjtin profil sulmues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll