Bota

Takimi me Kurtin dhe Lajçak në Bratislav/ Borrell: Situata aktuale është e rrezikshme

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

31 Maj 2023, 14:33 Nga a.l
Takimi me Kurtin dhe Lajçak në Bratislav/ Borrell: Situata aktuale
Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell ka reaguar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë, për të diskutuar tensionet në veri të  Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t'iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter. 

Takimi me Kurtin dhe Lajçak në Bratislav/ Borrell: Situata aktuale
Postimi

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

josep borrell albin kurti miroslav lajcak

Sondazh

Poll