Bota

Tensionet në veri/ Abdixhiku: Kurti do të mbrojë Kosovën nga SHBA, ne do të mbrojmë Kosovën nga ai

LDK ka ftuar kryeministrin Kurti në një seancë për të raportuar për situatën në veri dhe për marrëdhëniet me SHBA. 

31 Maj 2023, 14:23 Nga a.l
Tensionet në veri/ Abdixhiku: Kurti do të mbrojë Kosovën nga
Lumir Abdixhiku

KOSOVË-  Kreu i LDK-së në Kosovë Lumir Abdixhiku ka mbajtur një deklaratë për shtyp ku ka folur për situatën e tensioneve në veri të vendit. Ai u shpreh se Kosova është në sulm nga bandat kriminale, ndërsa kryeministri Kurti është në sulm ndaj miqve ndërkombëtarë. Ai gjithashtu është shprehur se një nga interesat parësore të partisë së tij mbetet bashkëpunimi me Amerikën dhe bashkimin evropian. LDK ka ftuar kryeministrin Kurti në një seancë për të raportuar për situatën në veri dhe për marrëdhëniet me SHBA. 

“Sot nuk është ditë e zakonshme e as javë e zakonshme që nga e premtja. Kosova në sulm nga bandat kriminale e kryeministri Kurti në sulm ndaj miqve ndërkombëtarë. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.  Këtë përmbysje aleancash askush nuk e ka dashur në Kosovë. Për këtë përmbysje nuk ka votuar askush. Duhet thënë se sulmet e bandave para politike bashkimi me krimin e organizuar dhe prania pro ruse brenda tyre paraqesin rrezik.  Kjo situatë duhet kuptuar nga ndërkombëtarët. Situata e krijuar i konvenon Vuçiçit dhe Rusisë, kështu rrezikohet Kosova. Me të drejtë themi se Kosova nuk duhet të bjerë në grackën e Serbisë. Përkundër të drejtës për zgjedhje e kryetarë dhe ofrimit të sigurisë kur ata janë në punë, nuk duhet prishur marrëdhëniet ndërkombëtare.  Nuk na duhet një gjuhë ofenduese ndaj sekretarit të shtetit. Në kohën kur na duhet ndërkombëtarët, Albin Kurti i sulmon ata. Kurti ka vendosur të mbrojë Kosovën nga Amerika, ne kemi vendosë të mbrojmë Kosovën nga Albin Kurti. Një prej interesave jetike mbetet bashkëpunimi me Amerikën dhe bashkimin evropian”, është shprehur Lumir Abdixhiku.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll