Bota

Qarkullonin me simbole e mjete të forta, Policia arreston dy serbë në veri të Kosovës

Pas marrjes në pyetje ndaj dy serbëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

31 Maj 2023, 09:50 Nga a.l
Qarkullonin me simbole e mjete të forta, Policia arreston dy serbë
Kosovë

KOSOVË- Policia ka arrestuar gjatë natës dy shtetas serbë në veri të Kosovës pasi në makinën e tyre janë gjetur pajisje të paligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione të rreme. Pas marrjes në pyetje ndaj dy serbëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Çfarë u konfiksua? 

– një (1) shufër metalike (policore),

– një (1) maskë kamuflazhi,

– disa thika,

– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

– telefona celularë,

– sprej të ndryshëm,

– sfera metalike,

– lidhëse plastike,

– një (1) automjet,

– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

– një (1) çekan etj.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll