Bota

Biden dhe McCarthy në tension, SHBA shqyrton marrëveshjen për tavanin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarë deri në vitin 2025

Biden dhe McCarthy kanë zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike për 90 minuta për të finalizuar marrëveshjen. 

31 Maj 2023, 09:21 Nga a.l
Biden dhe McCarthy në tension, SHBA shqyrton marrëveshjen për
Kevin McCarthy

SHBA- Pas muajsh mosmarrëveshjesh dhe negociatash midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy për të rritur tavanin e borxhit prej 31.4 trilion dollarësh, të shtunën mbrëma u njoftua një marrëveshje që do të zgjaste kufirin e huamarrjes deri në vitin 2025. Por tani vjen pjesa e vështirë - miratimi i Kongresit.

Siç raportojnë mediat e huaja, Biden dhe McCarthy kanë zhvilluar së fundmi një bisedë telefonike për 90 minuta për të finalizuar marrëveshjen. 

"Ne kemi arritur në një marrëveshje në parim që është e denjë për popullin amerikan," shkroi McCarthy në Twitter pak para orës 21:00, në një konferencë shtypi atë mbrëmje. 

Në një  deklaratë, Biden e quajti marrëveshjen një hap të rëndësishëm përpara që redukton shpenzimet duke mbrojtur programet kritike për njerëzit që punojnë dhe duke rritur ekonominë për të gjithë. Ai i kërkoi Dhomës dhe Senatit që të miratojnë menjëherë marrëveshjen. 

Të premten, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u shkroi një letër udhëheqësve të kongresit, duke paralajmëruar se qeveria nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e saj fiskale nëse marrëveshja nuk arrihet deri më 5 qershor. 

kevin mccarthy joe biden

Sondazh

Poll