Bota

FOTO- Të gjithë para komunës në Zveçan, protestuesit serb shpalosin flamurin gjigant të Serbisë

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

31 Maj 2023, 09:11 Nga A.B
FOTO- Të gjithë para komunës në Zveçan, protestuesit
Flamuri

KOSOVË- Ka nisur edhe ditën e sotme protesta e serbëve në veri të Kosovës. Sot, ata kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan.

Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri. Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll