Bota

Autoritetet e Venecias zbulojnë arsyen përse kanali u kthye në ngjyrë jeshile fluoreshente

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin, dhe policia lokale po heton një sërë pistash, përfshirë aktivizmin mjedisor

31 Maj 2023, 09:07 Nga m.s
Autoritetet e Venecias zbulojnë arsyen përse kanali u kthye në
Kanali u kthye në ngjyrë jeshile fluoreshente

ITALI- Uji i gjelbër që u shfaq në Kanalin e Madh të Venecias të dielën, u shkaktua nga një kimikat që përdoret zakonisht në ndërtimet nënujore. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet.

Kimikati fluorescein nuk është toksik. Mbetet e paqartë se si substanca përfundoi në kanal, por Agjencia Rajonale për Mjedisin në Venecia (ARPAV) tha se duke pasur parasysh vëllimin e lëshuar, nuk ka gjasa të ishte aksidentale.

Njolla e gjelbër u vu re për herë të parë nga banorët pranë urës së Rialtos të dielën në mëngjes me orën lokale, dhe u rrit ngadalë gjatë ditës. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për aktin, dhe policia lokale po heton një sërë pistash, përfshirë aktivizmin mjedisor, tha një zëdhënës i Policisë së Venecias për CNN.

Rezultatet e mëtejshme të testit priten të dalin këtë javë, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e sasisë së saktë të substancës në ujë. Luca Zaia, presidenti i rajonit të Venecias, paralajmëroi se aktivistët mjedisorë mund të kryejnë akte kopjuese.

Autoritetet e Venecias zbulojnë arsyen përse kanali u kthye në

Kjo nuk është hera e parë që Kanali i Madh i Venecias ndryshon ngjyrë. Në vitin 1968, artisti argjentinas Nicolás García Uriburu ngjyrosi ujërat e kanalit të gjelbër me një ngjyrë fluoreshente të quajtur Fluorescein, gjatë Bienales vjetore të Venecias. Lëvizja u krijua për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjeve ekologjike, dhe marrëdhënieve midis natyrës dhe qytetërimit.

kanali ne venecia uji i gjelber

Sondazh

Poll