Bota

Protesta në veri/ Vuçeviç: Serbia beson në një zgjidhje politike

Ai theksoi se Beogradi beson në bisedë politike, dialog dhe zgjidhje politike, prandaj dje kanë pasur takime me ambasadorët e vendeve të Kuintit, si dhe me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë. 

31 Maj 2023, 09:05 Nga a.l
Protesta në veri/ Vuçeviç: Serbia beson në një
Millosh Vuçeviç

SERBI- Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç deklaron se rritja e prezencës së KFOR në veri të Kosovës mund të përshkallëzojë situatën e konfliktit, ndërsa e cilësoi këtë verpim si të njëanshëm dhe provokues nga ana e Kosovës, shkruan Kurir.rs. 

Ai theksoi se Beogradi beson në bisedë politike, dialog dhe zgjidhje politike, prandaj dje kanë pasur takime me ambasadorët e vendeve të Kuintit, si dhe me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë. 

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll