Bota

'Nuk ka më rëndësi se kush e nisi'/ Lajçak reagon për protestat në veri: Nëse nuk ulen tensionet, të dyja palët humbasin

Ai shtoi se nëse kjo krizë në mes të dy shteteve fqinje nuk përfundon, të gjithë do të humbasin. 

31 Maj 2023, 09:40 Nga a.l
'Nuk ka më rëndësi se kush e nisi'/ Lajçak
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak ka reaguar sërish lidhur me tensionet në veri të Kosovës dhe përshkallëzimin e protestave në dhunë ndaj KFOR, gazetarëve dhe Policisë së Kosovës. Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, Lajçak ka bërë sërish thirrje që palët në konflikt, Kosovë-Serbi të ndalin përshkallëzimin e tensioneve. Ai shtoi se nëse kjo krizë në mes të dy shteteve fqinje nuk përfundon, të gjithë do të humbasin. 

“Tani të gjithë mendojnë se për atë që ndodhi është faji i tjetrit. Detyra jonë nuk është të vendosim se kush ka të drejtë apo kush e filloi, por t’i bëjmë Beogradit dhe Prishtinës të kuptojnë se janë përballë një ‘situatë humbje’. Nëse nuk ka kthim në normalitet, të dy duhet të humbasin”, tha ai.

Sipas tij, tani është koha për të ulur tensionet, teksa shton se nuk mund të ketë përshkallëzim dhe normalizim në të njëjtën kohë.

“Nuk mund të lejojmë që njerëz të vriten ose të plagosen, tani është koha për të ulur tensionet. Marrëveshjet që nënshkruam në shkurt dhe mars duhet të veprojnë si udhërrëfyes”, shtoi ai.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll