Bota

40-vjeçarja italiane vritet në një lokal në Meksikë, dyshimet bien mbi ish-kolegun e saj

Italiania Ornella Saiu e cila punonte si banakiere, u qëllua për vdekje në një lokal në Playa del Carmen

31 Maj 2023, 08:56 Nga m.s
40-vjeçarja italiane vritet në një lokal në Meksikë,
foto ilustruese

MEKSIKË- Një grua italiane 40-vjeçare është vrarë me armë zjarri në një lokal në Meksikë. Italiania Ornella Saiu e cila punonte si banakiere, u qëllua për vdekje në një lokal në Playa del Carmen. Sipas hetuesve, gruaja ishte në punë herët në mëngjes si banakiere në Cafè Ristorante Sabrina, një vendtakim i njohur për turistët dhe banorët italianë të zonës. 

Papritur një burrë i armatosur, i cili mbërriti me motor, hyri në lokal dhe pa thënë asnjë fjalë, e qëlloi në kokë. Sipas shtypit vendas, vrasësi do të ishte një ish-koleg i viktimës. Vrasësi, në arrati, ka braktisur motorin dhe disa rroba pak larg klubit, raporton "TGCOM 24".

Andrea Lotito, nënkryetar i Shoqatës së Hoteleve Riviera Maya, e përshkroi gruan si "një banore shumë e mirë e Playa del Carmen dhe një mike për shumë njerëz" në një mesazh përmes Facebook. 

Dhe sot është “një ditë e trishtë, pa shpjegime, pa justifikime”. Një tjetër bashkatdhetar, Lucio Ingenito, tha se “ajo që ka ndodhur është absurde” dhe se është një ngjarje që “mund të ndodhë me secilin prej nesh”, duke iu referuar viktimës si “punëtore dhe fisnike”.

ornella saiu meksike

Sondazh

Poll