Bota

Operacion blic në Brazil/ Sekuestrohen 290 kg drogë në avionin në pronësi të një kishe

Avioni me një motor ishte planifikuar të nisej nga një hangar privat në Aeroportin Ndërkombëtar Belém.

31 Maj 2023, 09:33 Nga a.l
Operacion blic në Brazil/ Sekuestrohen 290 kg drogë në avionin
Drogë në Brazil

BRAZIL- Një operacion antidrogëështë zhvilluar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 290 kg marijuanë në një aeroplan të regjistruar në emrin e një kishe ungjillore në Brazil. 

Avioni me një motor ishte planifikuar të nisej nga një hangar privat në Aeroportin Ndërkombëtar Belém. Policia ka vënë në pranga një person të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Pasi vërejti autoritetet, ai ka tentuar të arratiset por pas pak minutash është arrestuar nga policia. 

brazil

Sondazh

Poll