Bota

VIDEO/ Serbët nisin protestën edhe në Zveçan, pjesëmarrje më e lartë se dje

Siç shihet edhe nga pamjet ata janë mbledhur përballë selisë së ndërtesës shtetërore, ndërsa KFOR ka krijuar një perimetër sigurie përmes rrethimit të gardhit të komunës me tela me gjemba. 

31 Maj 2023, 08:58 Nga a.l
VIDEO/ Serbët nisin protestën edhe në Zveçan,
protesta në Zveçan

KOSOVË- Një numër i madh protestuesish serbë janë mbeldhur mëngjesin e kësaj të mërkurë pranë selisë komunale në Zveçan. Krahasuar nga një ditë më parë, duket se pjesëmarrja e protestuesve serbë sot është më e madhe. Siç shihet edhe nga pamjet ata janë mbledhur përballë selisë së ndërtesës shtetërore, ndërsa KFOR ka krijuar një perimetër sigurie përmes rrethimit të gardhit të komunës me tela me gjemba. 

Situata aktualisht paraqitet e qetë. Kërkesa e serbëve mbetet e njejtë,largimi nga detyra i kryetarëve të rinj shqiptarë si dhe forcat policore.

Qetësia e së martës mund të mos përsëritet edhe sot, pasi serbët kanë paralajmëruar protesta masive dhe kanë vënë kushte, që, sipas tyre, duhet të plotësohen. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll