Bota

Arrestimi i serbëve/ Lista Serbe dhe KFOR drejt një marrëveshjeje për lirimin e tyre, MPB: Po konfirmojmë deklaratat

Mediat kosovare janë në pritje të përgjigjes edhe nga KFOR.

30 Maj 2023, 11:14 Nga a.l
Arrestimi i serbëve/ Lista Serbe dhe KFOR drejt një marrëveshjeje
KFOR

KOSOVË- Lista serbe dhe KFOR janë drejt një marrëveshjeje për lirimin nga burgu të 4 serbve që përshkallëzuan në dhunë protestën e thirrur ditën e djeshm në veri të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i komunës në Zveçan, Dragan Nedejkoviç. Po ashtu, ai pretendoi se deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e komunës së Zveçanit. Por për këto deklarata ka reaguar Ministria e Brendshme e Kosovës. Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tha se nuk qëndron asnjëra prej kësaj deklarate.

“Nuk qëndron asnjëri lajm në atë artikullin që kanë publikuar më herët”, tha ajo.

Mediat kosovare janë në pritje të përgjigjes edhe nga KFOR.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll