Bota

Deputetja britanike bën deklaratën e fortë: Serbia furnizon bandat, armët fshihen në kisha dhe zhvendosen me ambulanca

Përmes një postimi në “Twitter”, Kearns duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha. 

30 Maj 2023, 10:27 Nga a.l

 

Deputetja britanike bën deklaratën e fortë: Serbia furnizon
Ushtarët në Kosovë

 

KOSOVË-  Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, deklaron se Serbia po furnizon me armë grupet kriminale në veri të Kosovës. Përmes një postimi në “Twitter”, Kearns duke komentuar në postimin e ambasadorit të Kosovës Petrit Selimi, shkruan se armët po zhvendosen me ambulanca dhe madje këto armë fshihen në kisha. 

“NATO, KFOR luan një rol jetik, neutral në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e civilëve në Kosovë. Sulmet ndaj tyre dhe gazetarëve duhet të ndalen. Furnizimi me armë në veri të Kosovës nga Serbia për të armatosur bandat në punësimin e elementëve në Beograd janë të papranueshme dhe thellësisht shqetësuese. Armët po zhvendosen në ambulanca, madje ruhen në kisha për të fshehur armatimin e milicisë”, shkruan deputetja britanike. 

 

Deputetja britanike bën deklaratën e fortë: Serbia furnizon
Postimi në Twitter

 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll