Bota

Dita e 3 e TRAZIRAVE- Kryetari i Leposaviçit gjen "zgjidhen" për mos t'u përballur me turmën, fle tek zyra e tij në komunë

Kryetari i komunës, Lulzim Hetemi ka gjetur një zgjidhje tjetër.

30 Maj 2023, 10:35 Nga k.m.
Dita e 3 e TRAZIRAVE- Kryetari i Leposaviçit gjen "zgjidhen"
Lulzim Hetemi

PRISHTINË- Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur sot në mëngjes para ndërtesës së komunës së Leposaviçit, pasi në Veri të Kosovës ka nisur dita e tretë e protestave. Por për të mos u përballur me turmën, kryetari i komunës, Lulzim Hetemi ka gjetur një zgjidhje tjetër. Ka vendosur që natën ta kalojë në godinë dhe të mos shkojë fare në shtëpi. 

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

lulzim hetemi

Sondazh

Poll