Bota

Tensionet në veri/ Reagon Franca: Dënojmë dhunën! Kjo është një çështje e sigurisë europiane

Poashtu, MPJ e Francës u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

30 Maj 2023, 10:20 Nga a.l
Tensionet në veri/ Reagon Franca: Dënojmë dhunën! Kjo
Franca reagon për tensionet në veri

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka reaguar për tensionet në Veri të Kosovës e cila thotë se kjo është çështje e sigurisë europiane dhe se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen tryezës së dialogut. Poashtu, MPJ e Francës u bën thirrje palëve, veçanërisht Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për uljen e tensioneve.

“Franca shpreh solidaritetin e saj të plotë me ushtarët e misionit të KFOR-it, disa pjesëtarë të të cilit u plagosën gjatë përleshjeve në veri të Kosovës kur ata ndërhynë, në ushtrimin e misionit të tyre, ndërmjet demonstruesve serbë dhe forcave të policisë së Kosovës. Është më thelbësore se kurrë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u rikthyer në tryezën e bisedimeve me një qëndrim kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve serbë dhe kosovarë. Stabiliteti rajonal nuk mund të tolerohet në një kontekst kaq kritik ndërkombëtar. Kjo është një çështje e sigurisë europiane”, thuhet në komunikatë. 

 Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll