Bota

Zyrtari për siguri i BE-së mbërrin në Kosovë/ Pritet të takohet me krerët e vendit, bisedime për situatën në veri

Ai sot do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të Kosovës, ku do të bisedojnë lidhur me situatën e tensioneve në veri. 

30 Maj 2023, 10:33 Nga a.l
Zyrtari për siguri i BE-së mbërrin në Kosovë/ Pritet
Charles Fries

KOSOVË- Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Evropian, Charles Fries ka mbërritur në Kosovë. Fries është pritur nga shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Ai sot do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve të Kosovës, ku do të bisedojnë lidhur me situatën e tensioneve në veri. 

Kënaqësi mirëpres Zëvendës Sekretarin Gjeneral Charles Fries për vizitën e tij në Kosovë. Diskutuam zhvillimet politike, çështjet e sigurisë dhe  agjendën europiane të sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës”, thuhet në njoftim. 


Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

charles fries tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll