Bota

Vuçiç pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Lëvizjet e Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb

Vuçiç do të takohet sot edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

30 Maj 2023, 10:39 Nga A.B
Vuçiç pas takimit me ambasadorët e QUINT-it: Lëvizjet e
Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi ditën e sotme në Beograd ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia) dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian.

Në takim morën pjesë ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na distancon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rrejshëm komunash dhe pjesëtarët e të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë', thuhet në njoftimin e presidentit të Serbisë.

Vuçiç do të takohet sot edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës. Ai mbrëmë u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të mos përplasen me NATO-n.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

aleksander vucic tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll