Bota

Kurti bisedime me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë të zyrtarëve të tyre të zgjedhur.

30 Maj 2023, 10:51 Nga a.l
Kurti bisedime me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për
Albin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach për protestat e dhunshme nga serbët dhe sulmeve ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë të zyrtarëve të tyre të zgjedhur.

 “Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste - asnjë thirrje nga fletëvotimi në plumb”, ka shkruar Kurti.

Kurti bisedime me Peach: Në një demokraci nuk ka vend për
Postimi

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll