Bota

Tronditëse në SHBA/ Administratorja i mori telefonin, 15-vjeçarja i vë flakën konviktit dhe vret 18 moshatarët e saj

Vajza 15-vjeçare u shfaq virtualisht në seancën të hënën në një gjykatë në jug të kryeqytetit, Georgetown, dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore.

30 Maj 2023, 09:44 Nga a.l
Tronditëse në SHBA/ Administratorja i mori telefonin,
Guayana

SHBA- Një studente adoleshente do të përballet me 19 akuza për vrasje pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në konviktin e vajzave në Guayana ku humbën jetën 18 moshatarë të saj. 

Vajza 15-vjeçare u shfaq virtualisht në seancën të hënën në një gjykatë në jug të kryeqytetit, Georgetown, dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Hetuesit pretendojnë se ajo nisi zjarrin në shkollën e mesme Mahdia më 21 maj administratorja e konviktit i mori celularin. Shkolla me konvikt qeveritar u shërben fshatrave të largëta indigjene, shkruan The Guardian. 

Zjarri në shkollë filloi pak para mesnatës. Të pesë dyert e konviktit thuhet se ishin mbyllur nga brenda. Më shumë se dy duzina studentë u plagosën. Një nga studentët e plagosur rëndë u dërgua në një spital të Nju Jorkut për trajtim të specializuar, ndërsa shumica janë liruar. 

vrasje ne shba

Sondazh

Poll