Bota

Merr flakë spitali në Vjenë, vdesin 3 persona

Sipas policisë, zjarri shpërtheu në spital rreth orës 1:00 të mëngjesit me orën lokale (23:00 GMT të hënën). 

30 Maj 2023, 09:40 Nga a.l
Merr flakë spitali në Vjenë, vdesin 3 persona
Zjarr në spitalin në Vjenë

AUSTRI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Vjenë. Mediat e huaja raportojnë se një spital është përfshirë nga flakët në kryeqytetin e Austrisë, e për pasojë 3 persona kanë humbur jetën. 

"Shkaku i zjarrit nuk mund të përcaktohet ende me siguri," tha zëdhënësja e spitalit në Modling, rreth 14 kilometra (9 milje) nga Vjena.

Sipas policisë, zjarri shpërtheu në spital rreth orës 1:00 të mëngjesit me orën lokale (23:00 GMT të hënën).  Autoritetet gjithashtu njoftuan se 33 automjete, 170 zjarrfikës dhe një ekip i Kryqit të Kuq u dërguan për të shuar zjarrin, i cili u vu nën kontroll pas dy orësh. Pacientët e padëmtuar janë transferuar në objekte të tjera dhe kanë nisur hetimet, për shkaqet e ngjarjes. 

zjarr ne vjene

Sondazh

Poll