Bota

Protesta në veri të Kosovës/ Lista Serbe vendos dy kushte për tërheqjen e serbëve nga komunat

Dy janë kërkesat që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç u ka drejtuar përfaqësuesve të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që protestuesit serbe të tërhiqen nga selitë komunale në veri të vendit. 

29 Maj 2023, 10:43 Nga a.l
Protesta në veri të Kosovës/ Lista Serbe vendos dy kushte
Igor Simic

KOSOVË- Dy janë kërkesat që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç u ka drejtuar përfaqësuesve të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që protestuesit serbe të tërhiqen nga selitë komunale në veri të vendit. 

“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiç, duke folur nga Zveçani. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll