Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në SHBA, vritet një 16-vjeçare, plagoset një tjetër

Nga sulmi me armë, raportohet se është vrarë një 16-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Policia e Atlantës thotë se para të shtënave ka pasur një konfrontim gjatë një feste diplomimi në parkingun e shkollës. 

29 Maj 2023, 10:37 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në
sulm me armë në SHBA

SHBA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë një shkolle në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur konkretisht pranë shkollës së mesme Benjamin E mays në Atlantën juperëndimore rreth orës 2:30. 

Nga sulmi me armë, raportohet se është vrarë një 16-vjeçare dhe një djalë 16-vjeçar ka mbetur i plagosur. Policia e Atlantës thotë se para të shtënave ka pasur një konfrontim gjatë një feste diplomimi në parkingun e shkollës. 

Vajza u gjet në vendngjarje dhe u transportua me ambulancë në një spital aty pranë ku u konstatua e vdekur. Edhe 16-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital dhe raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Raportohet se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar. 

vrasje ne shba

Sondazh

Poll