Bota

Fitorja e Erdogan/ Ironizon aktorja turke në Festivalin në Kanë: Çmimin ua dedikoj grave në vendin tim që akoma presin për ditë të mira

Ajo ka ironizuar duke u shprehur se çmimin ja dedikon grave turke që presin të jetojnë në Turqi ditët e mira që ato meritojnë. 

29 Maj 2023, 09:50 Nga a.l
Fitorja e Erdogan/ Ironizon aktorja turke në Festivalin në Kanë:
Merve Dizdar

TURQI- Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare këtë vit në Turqi u zhvilluan me shumë bujë. Rexhep Taip Erdogan arriti të fitonte me shumicë votash përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu. Fitorja e Erdogan u festua në pothuajse shumicën e provincave në vend, ndërsa nuk munguan komentet zhgënjyese të mbështetësve të opozitës. Aktorja e njohur truke Merve Dizdar e cila ndodhet në Kanë për Festivalin vjetor dhe fitoi çmimin për rolin e parë femër për interpretimin e saj në filmin 'Dry Gasses', ka dhënë një deklaratë përpara të pranishmëve ku mes të tjerash shprehu rezervat e saj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren e Erdogan. Ajo ka ironizuar duke u shprehur se çmimin ja dedikon grave turke që presin të jetojnë në Turqi ditët e mira që ato meritojnë, shkruan Protothema.gr. 

"Fatkeqësisht, të jesh grua në zonën gjeografike ku jetoj, kërkon që edhe ti të ndash ndjenjat e Nurait, që nga dita e parë që ke ardhur në botë. Meqenëse qëllimi im ishte të forcoja luftën e Nourai-t dhe grave si ajo, çmimin që fitova në Kanë ua dedikoj të gjitha motrave të mia që nuk heqin dorë kurrë nga shpresa, pavarësisht se çfarë dhe të gjithë shpirtrave që luftojnë në Turqi që presin të jetojnë ditët e mira që meritojnë”, tha aktorja fituese e çmimeve. 

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial.

merve dizdar

Sondazh

Poll