Bota

Mes tensioneve dhe protestave të serbëve/ Nis takimi në Prishtinë i ambasadorit amerikan dhe kryetarëve të komunave veriore

Në fokus të bisedimeve do të jetë situata e tensionuar në veri të vendit, ku qytetarët serbë për të dytën ditë radhazi kanë bllokuar hyrjet e komunave dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.

29 Maj 2023, 09:33 Nga a.l
Mes tensioneve dhe protestave të serbëve/ Nis takimi në
Zyrat e BE-së në Kosovë

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në një takim kryetarët e komunave veriore. Takimi ka nisur rreth orës 9:00 dhe po zhvillohet në Zyrën e BE-së në Prishtinë. Në fokus të bisedimeve do të jetë situata e tensionuar në veri të vendit, ku qytetarët serbë për të dytën ditë radhazi kanë bllokuar hyrjet e komunave dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll