Bota

U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan nuk i ndahet 'zakonit', u shpërndan qyetarëve para nëpër duar (VIDEO)

Videoja po bëhet virale në rrjet.

29 Maj 2023, 10:29 Nga a.l
U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan nuk i ndahet
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Pas fitores së bujshme të një tjetër mandati 5-vjeçar si president i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zgjedhur të festojë në mënyrën e vetë me mbështetësit që i besuan votën. 

Ai ka shpërndarë publikisht para në duart e qytetarëve, një mënyrë kjo falenderimi nga ana e liderit turk për mbështetësit e tij. Videoja po bëhet virale në rrjet.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll