Bota

Lufta CIVILE në Sudan/ Raporti i OKB-së: 30 foshnja të sapolindura humbën jetën në spitale

Raporti vlerëson se 6 të porsalindur u vranë vetëm në një javë në qytetin Eld'aeen në Darfurin Lindor, ku dhuna ka përkeqësuar ndërprerjet e energjisë elektrike dhe furnizimin me oksigjen në spitale.

29 Maj 2023, 10:05 Nga a.l
Lufta CIVILE në Sudan/ Raporti i OKB-së: 30 foshnja të
Foto ilustruese

SUDAN- Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë zbulon se të paktën 30 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën tragjikisht që nga nisja e luftës civile në Sudan, muajin e kaluar. Raporti vlerëson se 6 të porsalindur u vranë vetëm në një javë në qytetin Eld'aeen në Darfurin Lindor, ku dhuna ka përkeqësuar ndërprerjet e energjisë elektrike dhe furnizimin me oksigjen në spitale, shkruajnë mediat e huaja. 

Sektori shëndetësor i Sudanit është shkatërruar për shkak të luftimeve të fundit, ndërsa ushtria e Sudanit lufton me Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) në rrugët e qyteteve të tij të mëdha, duke përfshirë Khartoum.  Përpjekjet e shumta për armëpushim kanë dështuar, ndërsa organizatat humanitare përpiqen të ofrojnë ndihmë për miliona të prekur.  

Sipas Sindikatës së Mjekëve të Sudanit, të paktën 863 njerëz janë vrarë deri më tani në luftime, ndërsa qindra mijëra janë përpjekur të largohen nga shtëpitë e tyre për të siguruar sigurinë. Grupet e të drejtave dhe OJQ-të kanë paralajmëruar për një katastrofë më të madhe humanitare, pasi fqinjët e Sudanit, përfshirë Sudanin e Jugut, Çadin dhe Egjiptin, nuk janë të pajisur mirë për të përmbushur nevojat e mijëra refugjatëve.

Luftimet shpërthyen pas viteve të tensioneve midis shefit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe shefit të RSF-së, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjerësisht si Hemedti. Megjithatë, shpresat për sundim civil duket se janë bërë tym. 

raporti i okb

Sondazh

Poll