Bota

E RËNDË! Studenti plagos me thikë mësuesen në Milano, kërcënon edhe shokët me armë false

Mësuesja nuk është në gjendje të rëndë

29 Maj 2023, 09:39 Nga A.B
E RËNDË! Studenti plagos me thikë mësuesen në Milano,
Klasa

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Abbiategrasso, në Milano. 'Tgcom' raporton se një student i Institutit të Arsimit të Lartë, i identifikuar si Emilio Alessandrini ka plagosur mësuesen e tij.

Kjo e fundit dyshohet se është goditur me armë në krah dhe nuk është në gjendje të rëndë. I riu ka kërcënuar dhe shokët e klasës me një armë falsë, madje ka lënduar një nxënëse 16-vjeçare. 

Djali u ndalua nga policia. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion./Dosja.al

emilion alessandrini nxenesi plagos mesuesen ne itali

Sondazh

Poll