Bota

VIDEO/ Pas fitores, Erdogan këndon mbi autobus para mijëra mbështetësve të tij

Ai është shfaqur duke kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. 

29 Maj 2023, 10:23 Nga a.l
VIDEO/ Pas fitores, Erdogan këndon mbi autobus para mijëra
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Rexhep Taip Erdogan ka siguruar tashmë mandatin e tretë si president duke u bërë një nga njerëzit më jetëgjatë në pushtet. Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan përpos falenderimeve për qytetarët  që i besuan votës ka vendosur ta festojë ndryshe fitoren e tij. Ai është shfaqur duke kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. 

Festa për fitoren e presidentit të ardhshëm ka vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll