Bota

Vijonë tensionet në veri të Kosovës/ Ushtari amerikan-nënkryetarit të Listës Serbe: Nuk jam këtu për negociata

Një nga ushtarët amerikanë është shprehur se detyra e tyre është të ruajnë rendin e sigurinë e jo të negociojnë, si përgjigje për deklaratat e Simiç dhe Todiç.

29 Maj 2023, 09:26 Nga a.l
Vijonë tensionet në veri të Kosovës/ Ushtari
Ushtarët

KOSOVË- Vijon protesta e qytetarëve serbë pranë komunave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Për të ofruar siguri, KFOR-i amerikan ka vendosur një perimetër për të mos i lënë protestuesit që t’i ofrohen objektit të komunës. 

Të pranishëm në protestë janë edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç dhe ish-kryetari i Leposaviçit, Zoran Todiç. Një nga ushtarët amerikanë është shprehur se detyra e tyre është të ruajnë rendin e sigurinë e jo të negociojnë, si përgjigje për deklaratat e Simiç dhe Todiç.

Jemi këtu për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë. Nuk jam këtu për të negociuar. Unë i zbatoj udhrat”, dëgjohet ai duke i thënë ai atyre.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll