Bota

Zelenskyy i kërkon parlamentit të sanksionojë Iranin për 50 vjet

Drafti përfshin një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjive, si dhe ndalimin e tranzitit iranian nëpër territorin ukrainas dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga Ukraina.

28 Maj 2023, 15:18 Nga a.l

 

Zelenskyy i kërkon parlamentit të sanksionojë Iranin për 50
Volodymyr Zelenskyy

 

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kwrkuar parlamentit ukrainas të vendosë sanksione shtesë kundër Iranit për 50 vjet, sipas projekt-rezolutës pas vendimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Drafti përfshin një ndalim të plotë të tregtisë me Iranin, investimet dhe transferimin e teknologjive, si dhe ndalimin e tranzitit iranian nëpër territorin ukrainas dhe parandalimin e tërheqjes së aseteve iraniane nga Ukraina, shkruajnë mediat e huaja.

Parlamenti i Ukrainës duhet të miratojë projektligjin që ai të bëhet ligj. Parlamenti nuk e ka caktuar ende votimin. Irani e ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake, duke përfshirë municionet shtegtuese Shahed që Rusia ka nisur në Ukrainë. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll