Bota

Protesta për ndryshimet klimatike, arrestohen 1,500 persona në Holandë

Mes protestuesve ishin disa të famshëm holandezë, përfshirë Carice van Houten, e njohur më mirë për rolin e saj si Melisandre në serialin 'Game of Thrones'

28 Maj 2023, 14:30 Nga a.l
Protesta për ndryshimet klimatike, arrestohen 1,500 persona në
Protesta në Holandë

HOLANDË- Autoritetet në Holandë kanë arrestuar më shumë se 1500 persona gjatë një demonstrate nga grupi i klimës Extinction Rebellion në Hagë.  Aktivistët bllokuan një pjesë të një autostrade në qendër të qytetit të shtunën, në shenjë proteste kundër subvencioneve holandeze të karburanteve fosile. 

Mes protestuesve ishin disa të famshëm holandezë, përfshirë Carice van Houten, e njohur më mirë për rolin e saj si Melisandre në serialin 'Game of Thrones', shkruajnë mediat e huaja.  

Grupi i fushatës mjedisore në vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e medias për protestat masive kundër ndryshimeve klimatike. Ata kanë bllokuar rrugët, aeroportet dhe rrjetet e tjera të transportit publik.  Muajin e kaluar, protesta u zhvillua katër ditë në Londër, duke premtuar më pak përçarje dhe më shumë përfshirje sesa bllokadat masive që janë bërë marka e saj. 

proteste ne holande

Sondazh

Poll